Rreth këtij sajti

Sajti www.mozilla.org ka qenë në linjë për më tepër se dy dhjetëvjeçarë. Kjo i bie që në epokën e dinosaurëve, sipas kohës së internetit. Si i tillë, www.mozilla.org është një gur themeltar i web-it, me rrënjët të rrënjosura në lëvizjen e burimit të hapët që qe dëshmitare e krijimit të Mozilla-s.

Sot, ky është sajti ku njerëzit mësojnë më tepër mbi Mozilla-n dhe provojnë Mozilla VPN. Gjatë rrugës, mund të zbuloni edhe ndopak vezë Pashkësh.

Si edhe mjaft nga produktet tona, edhe ky sajt është me burim të hapët:

Colophon

Disa nga projektet me burim të hapët të përdorur për krijimin e këtij sajti:

  • Django si pjesë e pasme e platformës web, me Jinja për gjedhe.
  • Sistemi i dizajnit Protocol i Mozilla-s, për përbërës të pjesës së dukshme dhe elementë marke.
  • Sistemi përkthimi Fluent i Mozilla-s për versione në gjuhë të tjera.
  • Mjaft biblioteka dhe grupe mjetesh më të vogla, të cilat mund t’i gjeni në depon tonë GitHub.

U dërgojmë falënderimet tona krejt Mozilla kontribuesve që kanë ndihmuar të bëhet interneti një vend më i mirë.