Teksa një Chromebook përmban tashmë Chrome të instaluar, shkarkimi dhe përdorimi i Firefox-i si shfletuesi juaj ju sjell paksa përfitime:
Do të donim të ishte më i thjeshtë, por Chromebook juaj do të parapëlqente t’ju mbante në ekosistemin Google Play. Sidoqoftë,mendojmë se ia vlen përpjekja për ta instaluar shfletuesin Firefox në Chromebook tuaj – dhe kemi materiale për t’ju ndihmuar, nëse ju duhen të tilla. Ka dy rrugë për të marrë Firefox-in në pajisjen tuaj.
Instaloni Firefox-in prej Google Play Store: në versione më të rinj të Chrome OS ( Chromebook me bazë x86 që xhirojnë Chrome OS 80 ose të mëvonshëm), keni mundësinë të instaloni aplikacionin Firefox për Android. Ky aplikacion është zhvilluar për pajisje celulare.
Instalojeni Firefox-in si një aplikacion Linux: përmes kësaj rruge ka ca hapa më tepër, por ia vlen. Kur instaloni shfletuesin Firefox si një aplikacion Linux, merrni shfletuesin Firefox desktop dhe krejt përfitimet që vijnë me të, përfshi Mbrojtje të Thelluar Nga Gjurmimet, një përgjegjës të brendshëm fjalëkalimesh, mijëra shtesa (përfshi bllokuesin e reklamave UBlock Origin) dhe tema grafike për të përshtatur pamjen e shfletuesit tuaj. Mësoni më tepër rreth instalimit të shfletuesi Firefox për desktop për Chromebook.