Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Firefox kundrejt Google Chrome

Rregullimet parazgjedhje të Firefox-it për privatësinë janë shumë më të fuqishme se sa të Chrome-it – dhe kemi veçori shtesë për të penguar sajte t’ju ndjekin, fjala vjen, bllokim profilizimi, si dhe zgjedhjen tuaj për shtesa për bllokim reklamash.

Ne i bllokojmë gjurmuesit, si parazgjedhje. Chrome-i s’i bllokon.

Në fakt, si parazgjedhje, Chrome mbikëqyr cilët sajte vizitoni dhe ç’bëni, që kështu të mund të identifikojë “subjekte reklamimi” për t’ju dërguar reklama më të përshtatura. Mund të bllokoni tre subjekte, por s’mund t’i bëni të reshtin së identifikuar të tjerë subjekte reklamash për ju. burim

Chrome u lejon sajteve të tjerë të grumbullojnë informacion rreth jush, që të mund të sugjerojnë reklama. Mund të bllokoni sajte specifike t’ju sugjerojnë reklama, por s’mund të ndalni grumbullim ose sugjerim prej sajtesh të tjerë. burim

Google mban në punë rrjetin më të madh të reklamave në botë dhe Chrome është pjesë e saj.

Ngaqë s’na duhet të kënaqim aksionerë, mund të përqendroheni t’ju bëjmë ju të kënaqur dhe të vëmë përherë të parat privatësinë dhe leverdinë tuaj.

Është e lehtë të kalosh në të

Kalimi në Firefox është i kollajtë dhe i shpejtë - importoni faqerojtësit tuaj Chrome, fjalëkalimet tuaj, historikun dhe parapëlqimet, me një klikim dhe jini menjëherë gati të përdorni Firefox. Shihni se si të kaloni nga Chrome në Firefox.