A është Firefox-i një shfletues privat?
Po. Firefox mbron privatësinë tuaj, me veçori si Shfletimi Privat. Ju lejon të mbani private historikun e shfletimeve dhe fjalëkalimet, edhe kur përdoret një pajisje që e përdorin dhe të tjerë, bie fjala një kompjuter në shtëpi, ose një iPad.
Firefox e mbron gjithashtu privatësinë tuaj me Mbrojtje të Thelluar nga Gjurmimet, për të bllokuar gjurmues që ju ndjekin nga sajti në sajt, duke grumbulluar kështu informacion rreth zakoneve tuaja në shfletim. Përfshin gjithashtu mbrojtje kundër programthesh dhe malware-i të dëmshëm.
Shënim anësor: Ne s’jemi shoqëri e madhe teknologjike. Ne i bëjmë gjërat ndryshe. Të qenët të pavarur (pa aksionarë) na lejon të vëmë njerëzit para fitimeve. Ndryshe nga shoqëri të tjera, nuk japim hyrje në të dhënat tuaja kundrejt pagesash.
Ç’informacione mbledh Firefox-i?
Mozilla (krijuesja e Firefox-it) e merr shumë seriozisht privatësinë. Shumë seriozisht. Në fakt, çdo produkt Firefox që prodhojmë është në pajtim me Premtimin tonë për të Dhënat Personale: Merrni më pak. Mbajini të parrezik. S’ka sekrete këtu.
Për më tepër hollësi, lexoni Shënim mbi Privatësinë të Firefox-it. Seriozisht, shiheni. Është në shkronja normale e më the të thashë.