Përktheni një faqe web me Firefox
Një nga gjërat më të mira të internetit është se mund të përdorim lëndë anembanë botës. Qoftë artikuj lajmesh, blogje, apo edhe një shqyrtim rreth gadget-it tuaj më të ri teknologjik, mund të gjeni gjithçka në rrjetin që duket se s’mbaron kurrë. Veçoria më e re e përkthimit në Firefox si mjet do të përkthejë vazhdimisht faqet atypëraty.
Teksa shfletues të tjerë bazohen në shërbime re, modelet gjuhësore të Përkthimeve me Firefox shkarkohen në shfletuesin e përdoruesit dhe përkthimet bëhen lokalisht, kështu që Mozilla s’regjistron çfarë faqesh përktheni.
Kur përktheni një faqe nga interneti, kjo punë mbetet private
Kur përkthimet tuaja kryhen lokalisht, nga pajisja juaj e zgjedhur nuk ikin të dhëna, as bazohet përkthimi në shërbime në re për përkthim. Kjo do të thotë se Mozilla nuk di se ç’faqe web përktheni dhe kjo e bën veçorinë tonë të përkthimit të jetë ndryshe nga mjete të tjera përkthimi.
Cilat gjuhë mbulohen aktualisht?
Nga veçoria e Përkthimeve me Firefox mbulohen aktualisht gjuhët më poshtë:
- Български
- Català
- Čeština
- Dansk
- Deutsch
- Ελληνικά
- English
- Español
- Eesti keel
- suomi
- Français
- Hrvatski
- magyar
- Bahasa Indonesia
- Italiano
- Lietuvių
- Latviešu
- Nederlands
- Polski
- Português
- Română
- Русский
- slovenčina
- Slovenščina
- Српски
- Svenska
- Türkçe
- Українська
- Tiếng Việt
Dhe më tepër gjuhë janë duke u zhvilluar!
Firefox flet gjuhën tuaj
Veçoria e Përkthimi në Firefox është një tjetër mënyrë me të cilën Mozilla e mban internetin tuaj të personalizuar dhe më privat. Mozilla nuk ndjek cilat faqe përktheni. Me miliona përdorues anembanë botës, Mozilla dëshiron të bëjë të mundur që ata që përdorin Firefox-in, të jenë duke mësuar, komunikuar, ndarë me të tjerët dhe të jenë të informuar sipas kushteve zgjedhur prej tyre. Fillojani në gjuhën tuaj të parapëlqyer, duke shkarkuar Firefox-in.