Shkarkimi juaj i Mozilla VPN duhet të nisë automatikisht. Nëse nuk fillon,
rinisni shkarkimin, ose kthehuni te shkarkimi për një tjetër pajisje.
Kaloni te dosja e shkarkimeve tuaja dhe dyklikoni mbi kartelën .pkg
Ndiqni hapat e përvijuar te instaluesi i Mozilla VPN që të nisni aplikacionin
Jepni adresën tuaj email, që të bëni hyrjen, ose të regjistroheni dhe t’ia filloni
Zgjidhni një vendndodhje të rekomanduar, për lidhje të shpejtë, të qëndrueshme, ose zgjidhni dorazi vendndodhjen që dëshironi, mandej kalojeni çelësin si ON
Ja disa nga pyetjet më të rëndomta rreth ujdisjes së Mozilla VPN
Teksa një pjesë gjithnjë e më e madhe e jetës së përditshme zhvillohet përmes internetit, privatësia dhe siguria internetore bëhen gjithnjë e më e rëndësishme. Një VPN, Rrjet Privat Virtual, Krijon një tunel të fshehtëzuar mes pajisjeve tuaja dhe internetit, duke garantuar që lidhja juaj të mbetet e siguruar dhe private, teksa ju mbron përmes dy rrugësh të rëndësishme:
Mozilla VPN shfaq tregues pamorë të gjendjes së vet në një çast, si te paneli, ashtu dhe te skena e kreut për aplikacionin, duke e bërë të lehtë të dihet nëse veprimtaria juaj internetore është e mbrojtur apo jo. Këtë tregues ju lejojnë të siguroheni se kur shfletimi juaj është privat dhe i siguruar. Veç kësaj, kur jeni i lidhur, mund të vizitonit https://monitor.mozilla.com/ për t’u siguruar se adresa juaj IP është e maskuar. Për më tepër hollësi, ju lutemi, shihni Si ta kuptoj se Mozilla VPN është e lidhur?.
Shtimi i një pajisjeje tjetër është aq thjeshtë sa shkarkimi dhe instalimi i software-it Mozilla VPN dhe mandej hyrja në llogarinë tuaj ekzistuese Llogari Mozilla te pajisja e re. Për më tepër hollësi, ju lutemi, shihni Si të shtohen pajisje te pajtimi juaj Mozilla VPN.
Nëse synimi juaj është të mbroni trafikun internet, teksa ruani shpejtësi të mirë, atëherë është gjithmonë më mirë të zgjidhet një vendndodhje shërbyesi që është sa më afër të mundet me vendndodhjen tuaj të njëmendtë. Kjo do të shtojë qëndrueshmërinë dhe shpejtësinë e lidhjes tuaj, ngaqë trafiku juaj internet s’do të ketë nevojë të bëjë një xhiro të madhe, para se të arrijë në vendmbërritjen e synuar në web.
Nëse synimi juaj është të punoni në internet sikur të ishit në ndonjë pjesë tjetër të botës, mund të zgjidhni një vendndodhje shërbyesi atje dhe krejt sajtet tuaj do të shfaqen sikur të qetë atje.
Nëse doni të mbroni vetëm edhe më tepër, mund të aktivizoni mbrojtje kundër Reklamash, Ndjekësish Reklamash dhe Malware-i, duke kaluar te Rregullime > Veçori privatësie. Ju lutemi, kini parasysh se kjo mund të bëjë që disa sajte të mos funksionojnë si duhet, ose të mos ngarkohen, ndaj mund t’ju duhet të çaktivizoni përkohësisht këto mbrojtje, nëse hasni këtë problem.
Dhe së fundi, në pajisjet që mbulohen, VPN-në mund ta bëni edhe më të mençur, duke përjashtuar prej saj disa aplikacione (p.sh. Netflix).
Me ekipin tonë të asistencës mund të lidheni drejt e nga Aplikacioni Mozilla VPN, duke klikuar mbi Rregullime > Merrni Ndihmë >Lidhuni Me Asistencën. Mundeni edhe të lidheni me ne përmes faqes tonë të asistencës.